Nëse ndërtoni sajte, ndoshta e jetoni këtë: e ndërtoni sajtin, faturoni një herë, dhe klienti pastaj paguan hosting te dikush tjetër përgjithmonë.
Çfarë është reseller hostingu
Blini një paketë më të madhe burimesh dhe e ndani në llogari të veçanta — një për çdo klient. Ju jeni ofruesi i tyre. Infrastruktura dhe mirëmbajtja janë tonat.
Pse ia vlen
- Të ardhura të përsëritura. Ndërtimi është një herë; hostingu është çdo vit.
- Kontroll. Kur klienti thotë sajti është i ngadaltë, ju keni qasje.
- Klienti mbetet juaji.
- Më pak kaos. Të gjithë në një panel.
Për kë është
- Frilenserë me 5+ klientë · agjenci të vogla · agjenci marketingu · firma IT
Çfarë ju duhet
Nuk ju duhet server i vetin as të jeni sysadmin. Ju duhet panel, mënyrë faturimi dhe pak organizim.
Tri këshilla
- Mos e nënvlerësoni mbështetjen. Llogariteni në çmim.
- Paketoni, mos shisni hosting të zhveshur.
- Automatizoni faturimin.
Gabimi më i shpeshtë
Të gjithë klientët në një llogari tuajën. Një klient ha burimet dhe të tjerët bien.